Kush kë e ndau në estradë? Martesat më të shkurtra të shoubizit shqiptar

Mediale Vip

Kush kë e ndau në estradë? Martesat më të shkurtra të shoubizit shqiptar

Më: 27 prill 2025 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

E keni dëgjuar shprehjen e famshme “Deri sa vdekja të na ndajë”, ky si një premtim ku dy persona zgjedhin ta kurorëzojnë  dashurinë e tyre me martesë, por jo çdo herë ky premtim mes çiftit del të zgjatë si fjalë e dhënë në përjetësi.

Keni dëgjuar që në botë martesa më e shkurtër ka qenë disa minuta, ku nusja pas daljes nga salla e kurorëzimit është kthyer dhe ka anuluar martesën me dhëndrin.

Prive prezantoi pesë martesat më të shkurtra brenda mureve të yjeve vendor.

Listën e martesave më të shkurtra në shoubizin shqiptar pa dyshim që e mbanë artisti Noga me bukuroshen Kristela Gjoka, ku ata i thanë “Po” njëri-tjetrit  në korrik të vitit 2016. Por “Po”-ja e tyre ishte vetëm për pak ditë, ata u ndanë.  Çifti aso kohe hidhnin akuza për njëri-tjetrin, një ndër të cilat ishte që Kristela kishte bërë abortin e fëmijës së tyre pa lejen e Nogës. Pra ajo tashmë nuk po funksiononte në çift. Por krye në veti. Martesa e cila nuk e priti muajin bashkë mori fund.

Në vitin 2014 thuhet se martesa e Bleona Qeretit me biznesmenin Gani Bardha, zgjati as me pak, e as me shumë se vetem dy muaj. Ndarja e tyre u kuptua pasi Bleona vendosi ta linte Shqipërinë kështu duke ikur të jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E vetmja deklaratë e këngëtares aso kohe ishte që mediat prishën martesën e saj me biznesmenin shqiptarë.

Kastro Zizo dhe prezantuesja bukuroshe Erleta Hoti e shtytnë deri në katër muaj 4 muaj martesën e tyre, ku për fat solli një trashëgimtar ajo martesë. Edhe pse qifti bashkoi shpirtin dhe trupin në fshehtësi në prill të vitit 2012 për t’u ndarë jo më larg se në korrik të po atij viti, askush nuk e mendoi që ende pa mbaruar lajmet e martesës do të vërshonin lajmet e ndarjes. Ndarja erdhi pas lindjes së vajzës së tyre, ndërsa pas kërkesës për divorc nuk lanë akuza pa drejtuar për njëri-tjetrin në daljet televizive. Pra Erleta ishte shtatzënë kur ndodhi martesa, por e divorcuar kur u bë nënë.

Në këtë listë nuk kishte si të mungonte këngëtarja Tuna me martesën e saj të parë me Rilind Rekën. Ata bënë një dasmë gjigante që u përfol shumë në prill të vitit 2010, ishte nga ato dasma që ngjasonin si në përralla, luks, të ftuar, muzikë dhe gjithçka që çifti të ndiheshin siç është më së miri, por edhe kjo lidhje shpirtërore përfundojë me ndarje jo shumë kohë pas bashkimit. Tuna dhe Rilindi qëndruan bashkë vetëm 13 muaj.

Një dasmë si e Fjolla Morinës me Fisnik Sylën kush nuk do e donte, ata i thanë “Po” njëri-tjetrit në vendin e ëndrrave të çdo çifti, pra në një nga ishujt e bukur të Maldiveve. Kur të gjithë i merrnin lakmi për martesën e tyre, doli lajmi që edhe kësaj martese i erdhi fundi. Fjolla pas ndarjes nuk ishte në gjendjen e saj më të mirë, por Fisniku e morri vetën shpejtë. Fjolla këtë martesë e ka quajtur si gabimin më të madh të jetës së saj, nga kjo përgjigje u kuptua që shija që i ngeli nga kjo martesë ishte si livore limoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat