David Dreshaj me dy DJ të njohur në projektin e ri: Sukses dhe këngë virale

Mediale Vip

David Dreshaj me dy DJ të njohur në projektin e ri: Sukses dhe këngë virale

Më: 7 maj 2025 Në ora: 16:05
David Dreshaj

Kënga më e re nga artisti David Dreshaj, në bashkëpunim me dy DJ të njohur nga Kosova, DJ PM dhe DJ Dagz, po klikohet dhe po pëlqehet shumë. Kënga “Ky merak”, e cila tashmë është kthyer në një hit, po transmetohet jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe në ato ballkanike, sidomos në Mal të Zi, ku edhe jeton dhe vepron artisti shqiptar.

Vetëm për pak orë, kënga arriti mbi një milion shikime. Projekti dhe veçanërisht videoklipi po komentohen gjerësisht edhe nga të huajt. Jo vetëm që është kthyer në një këngë virale dhe e pëlqyer për t’u kërceur, por po vlerësohet edhe për videon dhe pamjet interesante që shoqërojnë muzikën.

Ky projekt tregon edhe një herë se Davidi po shkëlqen dhe di gjithmonë se me kë të bashkëpunojë dhe çfarë t’i sjellë publikut shqiptar dhe ballkanas.

Nëse nuk e keni parë ende klipin dhe dëgjuar këngën e re, ju ftojmë ta dëgjoni në linkun më poshtë. Ndërkohë, ndërsa “Ky merak” është kthyer në një hit, fansat tashmë presin me padurim këngën e radhës nga Davidi — a do të jetë një solo apo një tjetër bashkëpunim?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat