Artisit JJ i Austrisë triumfoi me baladën e tij operistike Wasted Love.
JJ fitoi konkursin me një numër pikësh prej 436.
Siç është tradicionalisht në Festivalin e Këngës në Eurovision, pikët u dhanë së pari nga juritë, e ndjekur nga zbulimi dramatik i televotimit publik. Wasted Love triumfoi në votimin e jurisë me një numër prej 258 pikësh. Kjo u pasua nga një numër televotimi prej 176 pikësh.
Fitorja e JJ në Eurovision në Bazel do të thotë që Austria tani e ka fituar Festivalin e Këngës në Eurovision tre herë. Fitorja e parë në Eurovision erdhi në vitin 1966 me këngën Merci, Chérie, të interpretuar nga Udo Jürgens.
Fitorja e dytë e Austrisë erdhi në vitin 2014 kur Conchita Wurst ngriti trofeun për vendin e saj pas një performance emocionuese të këngës “Rise Like A Phoenix”.
Shkodra Elektronike i merr nga publiku 173 pikë
Shqipëria i mori 173 pikë nga publiku dhe tani i ka të plota 218 pikë bashkë me ato të jurisë kombëtare të të gjitha shteteve.
Shkodra Elektronike deri tani ka marrë 45 vota nga juria.
Beatriçe dhe Kola kënduan këngën “Zjerm”.
Derisa, u radhitën në pozitën e 8.
Shqipëria merr 12 pikët e para në Eurovision
Në gjysmëfinalen e parë në Bazel, duoja shqiptare “Shkodra Elektronike” përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Zjerm”.
Kurse ka filluar votimi.
Shqipëria ka marr 12 pikët, vlerësimi më i lartë nga juritë kombëtare dhe këtë e ka bërë Franca.
Pas euforisë së madhe, Shqipëria nuk është duke u vlerësuar nga juritë kombëtare pasi deri më tani ka marrë vetëm 23 pikë.
Shqiptari Gjon Muharremaj këndon në finalen e Eurovisionit në Basel
Shqiptari Gjon Muharremaj ka performuar sot në finalen e madhe të festivalit evropian të këngës, Eurovizion.
Ai interpretoi këngën “Tout L’Univers” përpara mijëra spektatorëve që ishin të pranishëm në natën finale të këtij festivali muzikor.
Me këtë këngë, Gjoni kishte përfaqësuar Zvicrën në vitin 2020, duke fituar zemrat e publikut dhe vlerësime të larta nga kritika.
Performanca e tij emocionuese edhe këtë herë u prit me entuziazëm dhe duartrokitje të gjata nga audienca.
Përfundon gara e 26 shteteve
Ka përfunduar zyrtarisht konkurrimi në natën finale të ‘Eurovision 2025’.
Plot 26 shtete u ngjitën në skenë të përfaqësuar nga këngëtarët e tyre.
Kurse, me Shqipërinë që përmbylli me sukses paraqitjen në këtë edicion.
Të gjithë konkurrentët mbeten me ankth në pritje të rezultatit final.
Shqipëria ndez skenën në Bazel me “Zjerm”
Në gjysmëfinalen e parë në Bazel, duoja shqiptare “Shkodra Elektronike” përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Zjerm”.
Me ritme elektronike dhe motive tradicionale, ata ndezën atmosferën me një performancë të fuqishme dhe vizuale mbresëlënëse.
“Zjerm” u prit ngrohtë nga publiku ndërkombëtar, duke e paraqitur Shqipërinë si një fuqi kreative dhe moderne në muzikën europiane.
Shkodra Elektronike
Performanca e tyre u shqua për energjinë shpërthyese, koreografinë dinamike dhe efektet vizuale që reflektonin fuqinë dhe pasionin e këngës.
Ishulli i Maltës përfundon me sukses performancën
Mariana Conte përfaqësoi vendin e saj, Maltën. Ao tërhoqi shumë vëmendjen e fansave të Eurovisionit.
Kënga kontroverse “Serving” dhe një performancë provokuese mjaftojnë për vendin e mbretëreshës së Eurovisionit.
Të flirtosh me një shprehje vulgare angleze që asaj iu desh ta hiqte nga kënga dhe të performosh në kufijtë e mirësjelljes mund të jetë një plus, por në disa raste një arsye për refuzim.
E vetmja gjë që nuk vihet në dyshim është këndimi i Marijanës, i cili është i shkëlqyer.
Austria elektrizon skenën e Eurovision 2025: JJ magjeps me performancën e fuqishme
Austria ka sjellë një nga performancat më të forta dhe më të komentueshme të finales së madhe të Eurovision 2025, që po mbahet këtë mbrëmje në Bazel të Zvicrës.
Përfaqësuar JJJJnga artisti JJ, vendi alpin la një përshtypje të thellë me këngën “Wasted Love”, një baladë moderne me ngarkesë emocionale dhe elemente të forta elektronike.
Që në notat e para, JJ shfaqi një vokal të jashtëzakonshëm, të kontrolluar dhe me intensitet të lartë, duke kapur menjëherë vëmendjen e publikut dhe jurisë.
Zëri i tij, i pastër dhe i fuqishëm, ndërthuri dhimbjen dhe forcën në mënyrë të përkryer, duke sjellë një interpretim emocional që nuk kaloi pa u vënë re.
Por, nuk ishte vetëm vokali ai që bëri diferencën: performanca vizuale ishte në një tjetër nivel.
Ndriçimi dramatik, skenografia moderne sollën një atmosferë kinematografike, e cila e ngriti këngën në një tjetër dimension artistik.
“Wasted Love” u duk si një nga performancat me më shumë potencial për të fituar këtë edicion të Eurovision-it, duke kombinuar mjeshtërisht një prani të fuqishme skenike, një vokal teknikisht të shkëlqyer dhe një paketë vizuale që elektrizoi të gjithë arenën.
Spanja shkëlqen në skenë: Vokal i fuqishëm dhe transformim mahnitës i artistes në skenë
Spanja i dhuroi publikut një nga performancat më dinamike dhe vizualisht mbresëlënëse të natës finale të Eurovision 2025, që po mbahet në Bazel të Zvicrës.
Këngëtarja spanjolle, Melody, e cila përfaqësoi vendin me një baladë pop dramatike, befasoi të gjithë me një transformim skenik të fuqishëm dhe një vokal të jashtëzakonshëm.
Në fillim të performancës, ajo u shfaq e veshur me një kostum të errët dhe misterioz, që mbulonte siluetën e saj.
Por, në një moment kyç të këngës, artistja hoqi mantelin e jashtëm dhe u shfaq me një fustan të dytë plot shkëlqim, të mbuluar me kristale, duke ndezur menjëherë skenën me dritë, stil dhe energji.
Publiku shpërtheu në duartrokitje, teksa ky ndryshim dramatik i pamjes u shoqërua me kulmin e interpretimit vokal, ku këngëtarja demonstroi kontroll të përsosur mbi zërin dhe emocione të thella.
Kjo ishte një performancë që jo vetëm tërhoqi vëmendjen me estetikën e saj, por edhe la gjurmë me fuqinë vokale dhe praninë skenike të artistes.
Shqipëria ngjitet e 26-ta në skenë
Bazeli zviceran pret sonte njëzet e gjashtë finalistët e këngës më të mirë të Evrovizionit.
Shqipëria ngjitet në skenën e këngës më të mirë evropiane si e njëzet e gjashta.
Kënga Zjerm e Shkodrës elektronike ishte e dyta në gjysmëfinalen e parë, duke sjellë tinguj autentik.
Kujtojmë, Kosova të drejtë të votojë për këngën e Evrovizionit, ndërsa sipas rregullave, Shqipëria dhe vendet e tjera pjesëmarrëse nuk kanë të drejtë të votojnë për këngët e tyre