Ghetto Geasy dhe Ya Nina po vijnë me bashkëpunim, zbulojnë datën e publikimit

Mediale Vip

Ghetto Geasy dhe Ya Nina po vijnë me bashkëpunim, zbulojnë datën e publikimit

Më: 18 maj 2025 Në ora: 16:27
Ghetto Geasy dhe Ya Nina

Dy prej artistëve më të njohur të skenës muzikore shqiptare, Ghetto Geasy dhe Ya Nina, kanë surprizuar fansat e tyre me lajmin për një bashkëpunim të ri muzikor. Këngëtarët kanë ndarë lajmin emocionues përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku kanë zbuluar titullin dhe datën e publikimit të projektit të tyre të përbashkët.

Kënga mban titullin “Për veten” dhe do të publikohet më 24 maj, në ora 18:00.

Edhe pse nuk janë zbuluar shumë detaje rreth stilit apo tematikës së këngës, pritshmëritë janë të larta, pasi të dy artistët njihen për energjinë dhe origjinalitetin që sjellin në muzikën e tyre.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Getoar Selimi (@ghettogeasy)

Ky bashkëpunim pritet të jetë një prej projekteve më të dëgjuara të sezonit, duke parë popullaritetin dhe ndikimin që kanë Ghetto Geasy dhe Ya Nina në muzikën urbane shqiptare. Fansat tashmë janë në pritje të klipit dhe këngës që me siguri do të zërë vend në listat e hiteve verore

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat