Dua Lipa shfaqet me fustan të bardhë, vëmendja tek unaza e fejesës

Mediale Vip

Dua Lipa shfaqet me fustan të bardhë, vëmendja tek unaza e fejesës

Më: 27 maj 2025 Në ora: 18:15
Dua Lipa

Dua Lipa ka vendosur të bëjë disa ditë pushim, pas suksesit që është duke pasur turi i saj botëror “Future Nostalgia”.

Dua po kalon kohën me familjen e saj, buzë bregdetit francez.

Dua shfaqet në pothuajse të gjitha fotografitë me një fustan të bardhë, sa të thjeshtë, aq edhe solemn, që na bën ta imagjinojmë se si do të dukej në dasëm të saj, ylli shqiptar me famë botërore.

Ajo madje ekspozon edhe unazën e madhe të fejesës, që tash e sa kohë nuk po e fsheh në fotografi.

Në portretin familjar mungon i fejuari i Duas, Callum Turner, duke shuar kështu dyshimet që koha e kaluar në Francë është thjesht pushim dhe jo ceremoni private martesore.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat