Huda Beauty rikthehet plotësisht në duart e Huda Kattan

Mediale Vip

Huda Beauty rikthehet plotësisht në duart e Huda Kattan

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 19:34
Huda Kattan

Huda Kattan ka rifituar pronësinë e plotë të kompanisë së saj Huda Beauty, pasi bleu përsëri një pjesë të pakicës së aksioneve të mbajtura nga firma private e kapitalit TSG Consumer Partners, njoftoi kompania sot, të martën, më 3 qershor.

Pronarja e kompanisë, Huda Kattan, është një influencuese bukurie irakiano-amerikane e njohur për pamjet e saj të guximshme të grimit dhe fushatat e bukurisë që tërheqin vëmendjen, e cila themeloi kompaninë prestigjioze të kozmetikës, e cila është në dispozicion në Sephora që nga viti 2013, me një kredi prej 6,000 dollarësh. Konkretisht, produkti i parë që krijoi marka e saj ishin qerpikët artificialë, të cilët ajo arriti t’i lançonte në Sephora.

Në vitin 2017, ajo ia shiti një pjesë të vogël të aksioneve të biznesit TSG-së me një vlerësim prej 1.2 miliardë dollarësh. “Rifitimi i pronësisë së plotë të Huda Beauty është një moment shumë i rëndësishëm për mua”, tha Kattan.

“Ndërsa hyjmë në këtë kapitull të ri, jam më e përkushtuar se kurrë për të shtyrë kufijtë, për t’i qëndruar besnike rrënjëve tona dhe për të mbështetur komunitetin tonë të jashtëzakonshëm në çdo hap të rrugës.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat