Ish-banorja e Big Brother VIP Albania bëhet nënë për herë të parë

Mediale Vip

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania bëhet nënë për herë të parë

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 17:12
Xheisara Frisku

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Xheisara Frisku, është bërë nënë për herë të parë.

Këngëtarja nga Shqipëria njofton se ka sjellë në jetë një vajzë më 13 qershor 2025.

Në një postim në rrjete sociale, ajo thekson se nuk ka fjalë që e përshkruan këtë ndjesi.

Më poshtë ndiqni postimin e plotë të ish-konkurrentes së edicionit të parë të BBVA:

“Xheisara

13.06.2025

Me ne fund ajo eshte ketu !

Nuk ka fjale qe mundet ta pershkruaje kete ndjesi qe me ka pushtuar zemren !

9 muaj pritje

9 muaj perfytyrime se si do ishe ti

9 muaj biseda mes nesh bija ime

Me ne fund ti je ketu!

Te mbaj ne krahe , te ndiej aromen dhe me plot gojen them :- Faleminderit Zot!

Faleminderit per dhuraten me te bukur qe kam mare ndonjehere ne jete!

Bija ime! Nuk do te uroj jete te gjate sa te nje ylli sepse eshte shume e gjate,

Nuk do te uroj as jete sa nje trendafil se eshte shum pak por uroj qe jeta jote te jete e shenderitshtshme si ylli dhe e bukur si trendafili”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat