Egli Tako mbushet me dashuri në Ferizaj – publiku e duartroket pandërprerë

Mediale Vip

Egli Tako mbushet me dashuri në Ferizaj – publiku e duartroket pandërprerë

Më: 17 korrik 2025 Në ora: 13:24
Egli

Egli Tako vazhdon të dëshmojë se është një nga artistet më të dashura të momentit, duke mbledhur gjithnjë e më shumë fansa kudo që performon.

Mbrëmjen e fundit, ajo ka mbajtur koncertin e saj të radhës në qytetin e Ferizajt, ku atmosfera ishte e jashtëzakonshme dhe publiku i pranishëm e priti me një energji të zjarrtë.

Qyteti u ndez nga performanca e saj, me një ambient të tejmbushur dhe një publik që nuk ndalonte së brohorituri emrin e saj.

Këngët e saj u kënduan në kor nga fansat, të cilët e shoqëruan në çdo notë dhe e duartrokitën me ovacione të pandërprera gjatë gjithë koncertit.

Egli ndau një moment të veçantë në InstaStory, ku publikoi një video nga koncerti dhe u shpreh e prekur nga dashuria që mori: “Ju dua, faleminderit nga zemra”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat