Tragjedi në familjen mbretërore: Gjendet e pajetë kushërira e William dhe Harry

Mediale Vip

Tragjedi në familjen mbretërore: Gjendet e pajetë kushërira e William dhe Harry

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 14:55
William dhe Harry

Rosie Roche, 20 vjeç, kushërirë e largët e Princ William dhe Harry, është gjetur e pajetë nga nëna dhe motra e saj në banesën familjare në Wiltshire, më 14 korrik. Ajo po përgatitej për një udhëtim me miqtë kur ndodhi ngjarja tragjike.

Pranë saj u gjet një armë zjarri, ndërsa policia e ka cilësuar vdekjen si jo të dyshimtë dhe pa përfshirje të palëve të treta.

Rosie ishte studente në vitin e parë për Letërsi Angleze në Universitetin e Durhamit dhe ishte shumë e dashur për energjinë, krijimtarinë dhe pasionin për librat. Familja dhe miqtë e saj janë shprehur të shkatërruar nga humbja.

Një ceremoni përkujtimore do të mbahet në një datë të mëvonshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat