Ajo ka shumë angazhime, qoftë familjare, të punës apo private, por hobi i saj për muzikën nuk është harruar. Bëhet fjalë për njërën nga femrat më të bukura të show-bizit, Xhesika Ndoj, e cila sapo është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
Kënga mban titullin “Ti zemrën mos ma the” dhe është shoqëruar me një super klip nga Max Production, i përshtatur elegancës dhe stilit të saj.
Nuk dihet ende nëse kënga është një përjetim personal, pasi Xhesika prej disa kohësh nuk dëshiron të flasë për jetën e saj private.
Ajo që mund të shohim është se ajo duket e lumtur pranë vajzës së saj, me të cilën duken tashmë si motra apo shoqe të ngushta.