Laert Vasili për Ilnisën: Nuk mund të bëj dashuri me të

Mediale Vip

Laert Vasili për Ilnisën: Nuk mund të bëj dashuri me të

Më: 3 gusht 2025 Në ora: 07:19
Laert Vasili

Aktori i njohur Laert Vasili, ish-finalist i “Big Brother VIP Albania 4”, ka folur pa komplekse për marrëdhënien e tij shoqërore me Ilnisa Agollin, në një intervistë ekskluzive për programin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.

Për të sqaruar çdo keqkuptim, Vasili ka theksuar se lidhja e tij me Ilnisën është e bazuar vetëm në miqësi të thellë. Kur Ronaldo e pyeti nëse ka pasur ndonjëherë tërheqje seksuale ndaj Ilnisës, aktori reagoi me humor: “Çfarë thua?! Ilnisën e njoh prej 11 vitesh, e kam shoqe. Unë nuk i ngatërroj këto.”

Përveç kësaj, Laerti i dha një përgjigje të qartë dhe të mençur kur iu referua një deklarate të Ilnisës, ku ajo kishte thënë se edhe nëse mashkulli i fundit në botë do të ishte Laerti, ajo nuk do të bëjë kurrë marrëdhënie me të.

“Ka shumë të drejtë! Unë të ofendohem?! Përkundrazi! Edhe sikur femra e fundit në botë të ishte Ilnisa, nuk do të kisha asgjë seksuale me të. E kam shoqe!” shprehet Laerti, duke theksuar se për të, një shoqe është si një motër dhe se nuk ka vend për inceste në miqësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat