Pas një periudhe të vështirë, Justin Bieber i drejtohet besimit fetar

Mediale Vip

Pas një periudhe të vështirë, Justin Bieber i drejtohet besimit fetar

Më: 14 gusht 2025 Në ora: 12:49
Justin Bieber

Justin Bieber (31 vjeç) u është hapur ndjekësve të tij në Instagram, duke ndarë një mesazh emocional për besimin, mirënjohjen dhe dashurinë.

“Jam mirënjohës për një ditë të re. Jam mirënjohës për Jezusin. Çdo mëngjes më pret me falje dhe dashuri që në të vërtetë nuk e meritoj,” shkroi këngëtari.

Ai shtoi se dashuria e Zotit e ndihmon edhe në momentet më të vështira: “Jam jashtëzakonisht mirënjohës që ma jep këtë dashuri lirisht, bujarisht. Pa të, nuk do të mund ta kaloja ditën. Ajo më mban gjallë në momentet e mia më të ulëta”.

Krahas postimit, Bieber ndau edhe në Instagram Story këngën Lord Do It For Me nga Zacardi Cortez.

Së fundmi, këngëtari ka publikuar disa momente personale. Vetëm një ditë më parë, ai shpërndau një screenshot të një bisede ku pranoi se ishte “emocionalisht i lodhur”. Kur dikush e pyeti nëse e kishte parë hënën atë mbrëmje, ai u përgjigj: “Jo. Më dërgo foto, jam në shtrat, më dhemb koka.” Më pas shtoi: “Jam i lodhur emocionalisht. Dhe fizikisht. Nesër do të jetë një ditë më e mirë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat