Letra e Arta Bajramit, sqarohet këngëtarja: S’është shkruar për asnjë parti politike

Mediale Vip

Letra e Arta Bajramit, sqarohet këngëtarja: S’është shkruar për asnjë parti politike

Më: 23 gusht 2025 Në ora: 12:48
Arta Bajrami

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami ka reaguar pas përdorimit të letrës së saj të hapur nga disa politikanë opozitarë për qëllime partiake.

Arta, thekson se letra nuk ka lidhje me politikën dhe është një apel i sinqertë si nënë dhe qytetare për miratimin e ligjit për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Kauza ime është vetëm një: miratimi i ligjit dhe mbështetja e projekteve që u shërbejnë këtyre fëmijëve. Nuk lejoj që dhimbja e tyre të përdoret për përfitime politike,” deklaron Bajrami.

Këngëtarja fton të gjithë ata që duan të ndihmojnë, ta bëjnë këtë në mënyrë konkrete duke votuar ligjin sapo të formohet qeveria, dhe jo përmes propagandës politike.

Letra:

Sqarim Publik

Të dashur qytetarë,

Pas letrës sime të hapur drejtuar Kryeministrit dhe Presidentes, kam vërejtur që disa politikanë nga opozita po e shpërndajnë dhe po e përdorin këtë letër për qëllime partiake. Dua të jem shumë e qartë:

Kjo letër nuk është shkruar për asnjë parti politike.

Kjo letër është një zë i nënës dhe qytetares, jo i politikës.

Kauza ime është vetëm një: miratimi i ligjit për fëmijët me nevoja të veçanta dhe mbështetja e projekteve që u shërbejnë atyre.

Unë nuk lejoj që dhimbja e këtyre fëmijëve dhe familjeve të përdoret si mjet për përfitime politike. Fëmijët tanë nuk janë kartë politike për askënd. Ata kanë nevojë për mbështetje reale, jo për lojëra partiake.

Kushdo që vërtet ka vullnet për t’i ndihmuar, le ta bëjë duke e votuar ligjin menjëherë sapo të formohet qeveria. Aty është vendi i vërtetë i angazhimit – jo nëpër deklarata dhe propagandë.

Me respekt,

Arta Bajrami

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat