Partnerja e re nuk po i ndahet Jozit, shfaqet krah tij

Mediale Vip

Partnerja e re nuk po i ndahet Jozit, shfaqet krah tij

Më: 25 gusht 2025 Në ora: 14:10
Jozi

Pak javë pasi Prive By Liberta Spahiu zbuloi identitetin e të dashurës së këngëtarit Jozi, duket se edhe vetë partnerja e tij, Xhoana Toshi ka vendosur të ndajë një pjesë të këtij kapitulli të ri në jetën e saj.

Në një postim në “Instagram Story”, Xhoana publikoi për herë të parë një foto krah Jozit.

Edhe pse ish banori i Big Brother VIP Albania, nuk shihet qartë në fytyrë, detajet e vogla në imazh, dallojnë se personi krah saj është Jozi.

Image
E dashura e Jozit

Gjithashtu, vetëm dy netë më parë, Xhoana është parë në njërin nga koncertet e Jozit, duke e mbështetur nga publiku teksa ai performonte përpara fansave të shumtë. Ky gjest tregon se ajo nuk po i ndahet askund këngëtarit dhe se marrëdhënia e tyre tashmë është bërë zyrtare dhe nuk fshihet më.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat