Gjesti ‘bën lëmsh’ rrjetin, me paralajmërim të fortë

Mediale Vip

Gjesti ‘bën lëmsh’ rrjetin, me paralajmërim të fortë

Më: 2 shtator 2025 Në ora: 11:34
Gjesti

Gjesti, i cili kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij mbi padrejtësitë që po i përjeton në industrinë muzikore, ka shpërndarë një tjetër mesazh domethënës në rrjetet sociale.

Përmes një story në Instagram, ai ka ndarë një fotografi shoqëruar me fjalët:

“Hala pa gjum

qat minut qe menoni qe jom tu flejt gabim e kini

thjesht ka met edhe pak koh mja lon kohes

full e kom.”

Ky postim i Gjesti vjen vetëm pak javë pasi ai shprehu publikisht pakënaqësinë ndaj distributorit të tij të mëparshëm, i cili sipas tij po e pengon të publikojë projekte të reja muzikore.

Mesazhi i fundit, i shkruar në mënyrë enigmatike, lë të kuptohet se artisti po pret momentin e duhur që të rikthehet me projekte të reja muzikore.

Paralajmërim i fortë i Gjestit në mes të kësaj situate të trazuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat