Propozim përrallor! Graniti i propozon martesë Melindës

Mediale Vip

Propozim përrallor! Graniti i propozon martesë Melindës

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 20:03
Melinda Ademi

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin më të bukur të jetës private.

Ajo ka marrë propozimin për martesë nga partneri i saj, Granit Muhaxheri.

Në një postim emocionues në Instagram, Melinda publikoi foton ku shihet unaza e fejesës, ndërsa në prapaskenë ndriçon mbishkrimi romantik “Will You Marry Me?”.

Image
Melinda Ademi/ Instagram

Çifti, i cili prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre, tashmë ka bërë hapin e madh drejt kurorëzimit të dashurisë.

Urime!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat