Pas humbjes së djalit të tij Marin rikthehet me këngën e re

Mediale Vip

Pas humbjes së djalit të tij Marin rikthehet me këngën e re

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 18:09
Marin

Pas një periudhe të dhimbjes personale, reperi Marin është rikthyer në skenën muzikore me një projekt të ri, i cili shënon një kthesë të rëndësishme në karrierën e tij.

Kënga e titulluar “Autopsia” është publikuar sot, duke i dhënë fund një pauze të shkurtër dhe duke shënuar praninë e tij sërish në muzikë.

Ky rikthim vjen në një moment të ndjeshëm për artistin, pasi pason humbjen tragjike të djalit të tij të porsalindur – një ngjarje që nuk preku vetëm jetën e tij personale, por që la gjurmë edhe te publiku dhe ndjekësit e tij të shumtë.

Kënga mban vulën e Cricket me tekst të vetë reperit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat