Zayn Malik dhe Louis Tomlinson bashkëpunojnë për një dokumentar

Mediale Vip

Zayn Malik dhe Louis Tomlinson bashkëpunojnë për një dokumentar

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 23:54
Zayn Malik dhe Louis Tomlinson

Zayn Malik dhe Louis Tomlinson kanë shumë histori me “One Direction” dhe tani, ata po bashkohen për një projekt të ri.

Këngëtarët britanikë njoftuan të enjten, më 2 tetor, se do të bashkojnë forcat për një serial të ri me tre pjesë në Netflix, i cili do ta paraqes dyshen “të nisë një udhëtim me makinë nëpër Amerikë në një aventurë spontane rilidhjeje, eksplorimi dhe shumë të qeshurash”, sipas një njoftimi për shtyp.

Në njoftim thuhet se projekti i drejtuar nga Nicola Marsh dhe i prodhuar nga Campfire Studios, do t’i paraqes muzikantët “të flasin hapur për jetën, dashurinë, humbjen dhe atësinë”.

Seriali nuk ka ende një datë publikimi, shkruan People.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat