Dua Lipës i ndodh e papritura gjatë koncertit, fansi e prek në të pasme – ndërhyn…!

Mediale Vip

Dua Lipës i ndodh e papritura gjatë koncertit, fansi e prek në të pasme – ndërhyn…!

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 23:35
Dua Lipa

Një video nga koncerti i yllit të muzikës pop, Dua Lipa, në Los Angeles ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka shkaktuar zemërim të madh.

Videoja tregon këngëtaren duke iu afruar fansave për të përshëndetur dhe bërë foto, por një burrë shfrytëzon momentin dhe e prek në mënyrë të papërshtatshme.

“Faleminderit që jeni këtu”, i tha Dua njerëzve në rreshtin e parë, duke e përqafuar burrin. Megjithatë, videoja tregon qartë se ai vendos dorën fillimisht në shpinën e saj dhe më pas e lëviz poshtë, në vithe. Rojet e sigurisë reaguan menjëherë dhe e ndaluan menjëherë sjelljen e papranueshme.

Ky incident ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale. Një vajzë që postoi videon në platformën X shkroi:

“Kjo më acaron shumë… Dua po përpiqet t’u afrohet fansave të saj dhe disa njerëz e marrin këtë në mënyrën më të keqe të mundshme. I urrej njerëz të tillë.”

Fansat dhe ndjekësit e këngëtares kanë reaguar me zemërim dhe kanë kërkuar respekt ndaj artistëve gjatë performancave live, duke rikujtuar rëndësinë e sigurisë dhe respektit në eventet publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat