Tom Cruise, aktori i njohur nga Hollywood, në moshën 63-vjeçare, po planifikon një dasmë në hapësirë me Ana de Armas, 37 vjeçe, me të cilën ka një diferencë prej 26 vitesh. Sipas burimeve nga mediat amerikane të showbizit, përfshirë RadarOnline, çifti dëshiron ta bëjë këtë ngjarje po aq dramatike sa filmat e serisë “Mission: Impossible”.
Një burim nga industria e argëtimit ka thënë se të dy janë shumë të apasionuar pas aventurave. Edhe pse ende nuk janë fejuar, Cruise po eksploron mundësi të veçanta për dasmën e tij, që do të jetë një ngjarje jashtë normalitetit. Duke shprehur interes për udhëtimet në hapësirë, ai është emocionuar nga ideja për t’u bërë çifti i parë që martohet atje.
Përveç kësaj, ata po shqyrtonin dhe ide të tjera ekstreme si dasma nën ujë ose gjatë hedhjes me parashutë. Qëllimi i tyre është të evitojnë çdo gjë tradicionale dhe të krijojnë një përvojë unike, duke theksuar se kjo dasmë do të jetë një reflektim i pasionit të tyre për jetën dhe njëri-tjetrin. Një burim tjetër ka shtuar se “dasma do të jetë emocionuese, e papritur dhe krejtësisht revolucionare”.