Adri dhe Iliriana publikojnë super projektin e ri “Haram” – protagoniste Xheneta

Mediale Vip

Adri dhe Iliriana publikojnë super projektin e ri “Haram” – protagoniste Xheneta

Më: 29 tetor 2025 Në ora: 20:32
Xheneta Fetahu

Çifti i njohur i muzikës, Adri dhe Iliriana, kanë rikthyer vëmendjen e publikut me projektin e tyre më të ri muzikor që po bën bujë në rrjete sociale.

Kënga titullohet “Haram”, dhe siç duket, pritet të bëhet një nga hitet më të nxehta të momentit! 

Në videoklipin e kësaj kënge shfaqet Xheneta Fetahu, ish-banorja shumë e komentuar e Big Brother VIP Kosova, e cila vjen në një version krejt ndryshe dhe shumë joshës.
Prania e saj i ka dhënë klipit një energji të veçantë dhe pamje mjaft dinamike.

Adri dhe Iliriana po dëshmojnë sërish se janë një dyshe që di si të kombinojë dashurinë me artin, duke sjellë projekte që prekin publikun.

“Haram” tashmë mund ta gjeni në të gjitha platformat muzikore dhe kanalin e tyre zyrtar në YouTube.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat