I kërkon falje produksionit - Alba Pollozhani tregon se pse e shqeu perden në dhomë të rrëfimit

Mediale Vip

I kërkon falje produksionit - Alba Pollozhani tregon se pse e shqeu perden në dhomë të rrëfimit

Më: 24 nëntor 2025 Në ora: 21:52
Alba Pollozhani

Sonte në Prime-n e tretë të Big Brother VIP Kosova 4 është shfaqur klipi i kthimit të saj në shtëpinë më të madhe në vend.

Aty shihet Alba Pollozhani duke kërkuar falje edhe ndaj Alaudin Hamitit për paraqitjen e saj dhe deklaratat që i pati në Prime-n e kaluar.

E njëjta edhe sonte në shtëpi kërkoi falje sërish ndaj produksionit dhe banorëve të tjerë për sjelljet e saja dhe deklaratat që i pati.

E në një moment u zbulua se ajo kishte shqyer edhe perden në dhomë të rrëfimit.

E pyetur nga Alaudini, Alba tha se e bëri ngaqë kishte të ftohtë derisa po qëndronte aty.

Veç tjerash, u diskutuan edhe gjërat më pas dhe se si erdhi deri në atë pikë.

Alba nga ana tjetër qëndroi në një dhomë të emergjencës dhe kishte një staf mjekësor aty.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat