Media nga Zvicra shkruan për Shpat Kasapin

Mediale Vip

Media nga Zvicra shkruan për Shpat Kasapin

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 17:55
Tabloidi i njohur zviceran, Blick.ch

Tabloidi i njohur zviceran, Blick.ch, ka raportuar për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit shqiptar, Shpat Kasapi.

Lajmi ka tronditur fansat dhe komunitetin artistik, duke shënuar një humbje të madhe për muzikën dhe kulturën shqiptare.

Raporti i Blick.ch vlerëson kontributin e Kasapit në muzikë dhe art, duke e konsideruar një nga figurat më të njohura të skenës shqiptare.

Humbja e tij është ndjerë jo vetëm nga familja dhe miqtë, por edhe nga të gjithë ata që e ndoqën dhe e vlerësuan talentin e tij.

Kasapi vdiq në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër, ndërsa ndodhej në Itali.

Ai ishte atje për kurimin e djalit të tij, së bashku me partneren, Selvije Jao, me të cilën u tha se u kishte ndarë disa muaj më parë.

Lajmi ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat dhe kolegët e tij kanë shprehur dhimbjen dhe respektin për artistin.

Shumë prej tyre kanë ndarë kujtime, fotografi dhe mesazhe mirënjohjeje për muzikën dhe energjinë pozitive që ai sillte në skenë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat