Toney ia rrëmben një puthje në buzë Benitës

Mediale Vip

Toney ia rrëmben një puthje në buzë Benitës

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 18:42
Toney/ Benita

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova 4, Toney dhe Benita Zena, kanë pasur një afrimitet të madh këtë kohë.

Përkundër përplasjeve, ata kanë pasur edhe momente të mira me njëri-tjetrin.

Ata gjithashtu kanë shprehur pëlqim haptazi, pas raportit që banori kishte krijuar me banoren tjetër, Bia Khalifa.

E tani, Toney siç shihet i ka rrëmbyer një puthje në buzë këngëtares, edhe pse ishte e shpejt.

Kjo tregon më shumë për marrëdhënien e tyre dhe atë që do të krijojnë në vazhdimësi.

Se çfarë do të ketë e si do të vazhdojë, mbetet për t'u parë me kohë.

Deri më tani është krijuar vetëm një çift në këtë format, Eduard Kuçi dhe Dolce.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat