Për herë të parë, Timothee Chalamet deklaron publikisht dashurinë për Kylie Jenner-in

Mediale Vip

Për herë të parë, Timothee Chalamet deklaron publikisht dashurinë për Kylie Jenner-in

Më: 5 janar 2026 Në ora: 09:41
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet

Lidhja e Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner ka qenë prej kohësh në interes për publikun dhe tani aktori ka vendosur t’i japë fund spekulimeve.

Ndërsa pranoi çmimin për aktorin më të mirë në edicionin e 31-të të çmimeve “Critics Choice Awards”, ylli i “Marty Supreme”-s konfirmoi se sa kohë ka qenë në një lidhje me themeluesen e Kylie Cosmetics dhe deklaroi publikisht dashurinë e tij për të për herë të parë.

“Së fundmi, do ta falënderoj partneren time prej tre vjetësh”, tha Chalamet gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e mbajtur më 4 janar në Santa Monica.

Aktori 30-vjeçar, i cili u nominua së bashku me Leonardo DiCaprio-n, Joel Edgerton-in, Ethan Hawke-n, Michael B. Jordan-in dhe Wagner Moura-n, shtoi më pas: “Të dua. Nuk do të mund ta bëja këtë pa ty”. Në përgjigje, Kylie bërtiti nga publiku, “Të dua”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat