Bashkëshortja e Mirit thyen heshtjen! Reagon për situatën e banorit me Selin: Xhelozia...

Mediale Vip

Bashkëshortja e Mirit thyen heshtjen! Reagon për situatën e banorit me Selin: Xhelozia...

Më: 6 janar 2026 Në ora: 20:28
Miri me bashkëshorten dhe vajzën

Që prej hyrjes në shtëpinë e Big Brother VIP, Miri ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për afrimitetin e tij me Selin. Ky raport është komentuar gjerësisht si nga banorët brenda shtëpisë, ashtu edhe nga publiku jashtë saj.

Por ditën e sotme, bashkëshortja e tij ka thyer heshtjen, ajo ka reaguar për herë të parë në rrjetin e saj social Facebook nëpërmjet një postimi.

Në një foto të postuar së bashku me vajzën e tyre dhe Mirin ajo ka shkruar:

Në çdo hap që bën me ty do jem! Ti je më i forti i Big Brother-it! Të dua shumë bashkëshorti im i jetës. Plot besim për çdo vendim që merr atje brenda shtëpisë. Xhelozia nuk ka vend në martesën tonë sepse është e panevojshme. Jam shumë e lumtur me ty!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat