Brad Arnold, vokalisti i 3 Doors Down, ndahet nga jeta në moshën 47-vjeçare

Mediale Vip

Brad Arnold, vokalisti i 3 Doors Down, ndahet nga jeta në moshën 47-vjeçare

Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 20:54
Brad Arnold

Brad Arnold (47 vjeç), zëri dhe shpirti i grupit 3 Doors Down, u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me kancerin.

Brad Arnold ishte vokalisti dhe një nga themeluesit e “3 Doors Down”, një prej grupeve më të suksesshme të rockut amerikan në fillim të viteve 2000.

Hitet e tyre më të njohura përfshijnë:

Kryptonite

Here Without You

When I’m Gone

It’s Not My Time

Let Me Go

Albumi i tyre debutues “The Better Life” u bë shumëfish platin dhe e çoi grupin në majat e klasifikimeve amerikane. “3 Doors Down” kanë shitur miliona kopje në mbarë botën dhe kanë pasur këngë që kanë dominuar radiot për vite me radhë.

Brad Arnold la pas një zë të dallueshëm dhe një trashëgimi të fortë në rockun modern.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat