Në 30-vjetorin e lindjes, Teni rrëfen jetën e vështirë dhe mungesën e babait, emocionohet nga letra e të atit

Mediale Vip

Në 30-vjetorin e lindjes, Teni rrëfen jetën e vështirë dhe mungesën e babait, emocionohet nga letra e të atit

Më: 7 prill 2026 Në ora: 08:16
Teni Vllaçaj dhe babi i tij

Teni Vllaçaj feston sot datëlindjen e tij të 30-të.

Mes urimeve të fermerëve të tjerë, Teni është surprizuar edhe nga një letër që i kishte dërguar babi i tij.

Teni rrëfue në linjën e jetës së tij se është rritur vetëm me figurën e nënës, pasi babi i emigroi herët për të siguruar të ardhmen e familjes.

Por, siç rrëfen ai, babai i iku kur ishte 6 vjeç dhe u kthye kur bëri 16 vjeç. Përgjatë kësaj periudhe 10-vjeçare larg njëri-tjetrit, ata kanë qëndruar 4 vite pa pasur asnjë lloj komunikimi, aq sa sipas Tenit, i harroj edhe zërin edhe fytyrën.

Por kur babai iu kthye, Teni rrëfen një tjetër episod sakrifice, hemoragjinë celebrale që i ati i tij pësoi.

Kjo ka qenë një moment i vështirë sipas tij, ndërsa në letrën drejtuar të birit, i ati e falenderon për sakrificat që ka bërë dhe i uron fat në jetë.

Ky moment, solli shumë lot dhe emocione, jo vetëm tek fermerët, por edhe tek opinionistët dhe publikun në studio.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat