“Si e le burrin të shkojë te ish-partnerja në emision?” - Bashkëshortja e MC Kreshës reagon pas zhurmës në rrjet

Mediale Vip

“Si e le burrin të shkojë te ish-partnerja në emision?” - Bashkëshortja e MC Kreshës reagon pas zhurmës në rrjet

Më: 9 maj 2026 Në ora: 22:38
Rozana Radi/ MC Kresha

Në emisionin Prive By Liberta Spahiu, në rubrikën “Koment për Koment”, ishte e ftuar Erzina, bashkëshortja e reperit MC Kresha.

Intervista e fundit e artistit në “Goca dhe Gra”, ku u përball edhe me ish-partneren e tij Rozana Radi, kishte ngjallur shumë reagime në rrjet, duke e bërë temën mjaft të komentuar.

Erzina u pyet për komentet që qarkulluan online, veçanërisht për atë që u tha në formë ironike: “Si e le burrin të shkojë te ish-partnerja në emision?”.

Ajo e mori me qetësi gjithë situatën, duke theksuar se nuk e ka parë si diçka problematike.

Sipas saj, MC Kresha shpesh krijon momente që bëhen virale dhe tërheqin vëmendje. Ajo shtoi se e ka përkrahur plotësisht pjesëmarrjen e tij në emision dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim.

Erzina foli edhe për programin “Goca dhe Gra”, duke thënë se e pëlqen formatin dhe madje shprehu dëshirën për të qenë edhe vetë e ftuar një ditë.

Në fund, ajo komentoi edhe faktin që Rozana Radi ka filluar të ndjekë markën e saj “Meraki” në rrjete sociale, duke u shprehur me respekt dhe pa ndonjë tension, se nuk e sheh këtë si problem dhe se për të marrëdhëniet mes grave duhet të jenë të qeta dhe pa rivalitet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat