Tri vendet me dështimin më të madh në Eurovision 2026

Mediale Vip

Tri vendet me dështimin më të madh në Eurovision 2026

Më: 17 maj 2026 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Tri vende pësuan një debakël pasi publiku nuk u dha pikë në Festivalin e 70-të të Këngës Eurovision që u mbajt në Vjenë.

Këto ishin Britania e Madhe, Gjermania dhe Belgjika.

Konkretisht, përfaqësuesi britanik Sam Battle, i njohur si Look Mum No Computer, performoi në finale këngën "Eins, Zwei, Drei", titulli i së cilës është në gjermanisht.

Përjashtim në renditjen britanike mbetet Sam Ryder me këngën "Space Man" nga viti 2022, i cili fitoi vendin e dytë në Torino me 466 pikë, që ishte renditja më e mirë e vendit që nga viti 1998.

Kënga njihet për gamën e jashtëzakonshme vokale dhe notat e larta të Ryder.

Ryder u bë i famshëm gjatë pandemisë së coronavirusit me këngët e tij të interpretuara në rrjetet sociale.

Gjithashtu, Gjermania, e përfaqësuar nga Sarah Engels me këngën "Fire", nuk arriti të fitonte asnjë votë të publikut dhe Belgjika, e përfaqësuar nga Essyla me këngën "Dancing on the Ice", mori zero pikë.

Si kujtesë, në finale morën pjesë 25 vende, dhe fitoren e mori Bullgaria, Dara me këngën "Banagaranga", ndërsa Izraeli përfundoi në vendin e dytë.

Spanja, Holanda, Irlanda, Sllovenia dhe Islanda u tërhoqën nga Festivali i Këngës në Eurovision në shenjë proteste sepse organizatorët lejuan Izraelin të konkurronte pavarësisht gjenocidit të tij kundër popullit palestinez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat