Besiana &të mirët e kombit” me koncert madhështor në Shtime për 27-vjetorin e Çlirimit

Mediale Vip

Besiana &të mirët e kombit” me koncert madhështor në Shtime për 27-vjetorin e Çlirimit

Më: 13 qershor 2026 Në ora: 21:20
Besiana Mehmedi

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të Çlirimit të Shtimes dhe Ditës së Çlirimit të Kosovës, në Pallatin e Kulturës u mbajt një koncert solemn artistik, organizuar nga Komuna e Shtimes nën patronatin e kryetarit Dr. Qemajl Aliu.

Mbrëmja u hap me intonimin e Himnit Kombëtar dhe Himnit Shtetëror, si dhe me një videomaterial kushtuar viktimave të Reçakut si dëshmi e kontributit të Shtimes në lirinë e Kosovës! Programi artistik u moderua nga Besiana Mehmedi! Pas fjalës hyrëse të kryetarit të Komunës, kori të mirët e kombit interpretuan këngën “Besa besë” për të vazhduar me “Bien lodrat” ku u bashkangjit daullegjiu Kristian Dokaj,! Armando Likaj interpretoi në mënyrë brilante c “Unë biri yt Kosovë” ndërkaq emocione të papërshkrueshme sollën në skenë Llesh Nikolla me poemën “Zgjohu Kosovë” dhe Bessiana Mehmedi me “Legjendat këndoja me mall” e cila kujtoi sakrificën e familjes Jashari! 

Pjesa klasike e koncertit u begatua me monologun e luajtur në piano nga prof.Rudina Ciko! Ndërkaq bashkë me publikun u intepretuan  e duartrokitën “Këngë moj” dhe “Valsi i lumturisë” nga dueti Armando Likaj e Besiana Mehmedi! Përmes artit u kujtua sakrifica e luftëtarëve e martirëve, dëshmorët e lirisë dhe kontributi i nënës e gruas shqiptare në të gjitha periudhat! 

Pjesa e dytë e koncertit ishte festive! “Vallja e Drenicës”  dhe “Festa e bashkimit” nga ansambli “Ilirida” solli energji të jashtëzakonshme në skenë ndërkaq kulminacioni i koncertit u arrit me paraqitjen e artitit Shkodran Tolaj i cili intepretoi “Albulena” dhe “Fjalët e qiriut” që ngritën publikun në këmbë!

Koncerti u përmbyll me të gjithë artistët pjesëmarrës dhe kryetarin e komunës me intepretimin e duetit nga Besiana Mehmedi e Shkodran Tolaj të cilët përmes këngës “Kosova kosova” kujtuan dhe njëherë që liria është amanet i shenjtë që duhet ruajtur e mbrojtur brez pas brezi! Koncerti u ndoq nga shumë spektatorë që kishin mbushur sallën përplot ndërkaq formacioni “Besiana&të mirët e kombit” tash një vit e gjysëm kanë realizuar plot 26 koncerte të suksesshme e madhështore!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat