‘Shpirti në paqe’, Gimbo në zi jep lajmin mortor

Mediale Vip

‘Shpirti në paqe’, Gimbo në zi jep lajmin mortor

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 12:15
Gimbo

Një lajm i trishtë ka prekur DJ Gimbo dhe familjen e tij. Gjyshja e tij, Ruka (Mavraj) Osmanaj, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e saj, DJ Gimbo e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë me ndjekësit njoftimin mortor.

Në një dedikim të shkurtër, por mjaft emocional, ai i ka kushtuar disa fjalë gjyshes së ndjerë:

Image
Dedikimi

“Shpirti në paqe gjyshe”

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, më 2 shtator, në orën 16:00, në varrezat e reja të fshatit Trubuhoc.

Në këto momente të dhimbshme, familjes Osmanaj dhe DJ Gimbos u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat