“Qikat janë për babë e nanë” është projekti më i ri dhe mesazhi i bukur familjar kur i dedikohet vajzave. Kënga sapo është publikuar nga artisti i njohur Cufi Lani, emri i vërtetë i të cilit është Isuf Lani.
Ne mësojmë se në klip merr pjesë si aktore vajza e një kolegu të këngëtarit, e cila quhet Anna Berisha nga Llapi, por që banon në Dusseldorf të Gjermanisë.
Teksti i këngës është shkruar nga Kreshnik Avdiu, muzika është realizuar në studion e Yrefet Ramadani, ndërsa videoja është punuar nga Islam Berisha.
Këngëtari ka pasur frymëzim, por edhe përkrahje nga vajzat e tij dhe mbesat, që janë aktive në shkollën e muzikës në Dusseldorf, ku edhe jetojnë.
Kujtojmë se artisti ka lindur në Pestovë të Vushtrrisë, por është rritur dhe jeton në Dusseldorf.
Kënga me klip ka nisur të pritet mjaft mirë, pasi mesazhi i fortë dhe real e bën një projekt unik, ardhur nga Cufi Lani, e ku vetë këngëtari është falënderues për të gjithë ata që e kanë përkrahur dhe vazhdojnë ta ndjekin tashmë edhe në kanalin e tij personal në YouTube.
Keni qika apo keni mbesa? Të gjithë duhet ta dëgjojnë këtë super këngë!