Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, po dërgojnë mesazhe jo të qarta kur bëhet fjalë për dëshirën e tyre të vazhdueshme për privatësi, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre.
Të dielën, Dukesha e Sussex-it ndau në Instagram një pamje intime të jetës së saj familjare me bashkëshortin pas rikthimit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Në video shfaqen edhe vajza e tyre pesë vjeçare, Princesha Lilibet, dhe djali i tyre shtatë vjeçar, Princi Archie.
Por ky veprim është me të vërtetë është marr si hipokrit duke ngjallur reagime nga mediat dhe zyrtar publik të familjes mbretërore. Ndër këta të fundit, ka folur publikisht komentatorja e familjes mbretërore, Kinsey Schofield.
“Nëse privatësia është vërtet përparësia, strategjia më efektive është e thjeshtë… ndaloni së transmetuari jetën tuaj familjare te miliona të panjohur,” tha Schofield ekskluzivisht për Page Six, transmeton KosovaPress.
Komentatorja mbretërore thekson gjithashtu se Markle ka folur publikisht për rreziqet e rrjeteve sociale për fëmijët, por vazhdon të shfaqë fëmijët në Instagramin e saj.
Schofield e vë në dukje në mënyrë të veçantë rolin e Harry-t në publikimet e bashkëshortes së tij në rrjetet sociale, duke theksuar ndikimin mediatik, që sipas tij, e kishte dëmtuar atë në fëmijëri.
“Nuk mund të kalosh vite duke i thënë botës se vëmendja e padëshiruar të ka traumatizuar dhe më pas të krijosh në mënyrë aktive interes publik për jetën private të fëmijëve të tu,” vazhdon ajo.
Tani që janë rikthyer në Angli, por me mungesë të titujve mbretëror sipas letrës së vet Mbretit Charles III, çifti janë thjeshtë qytetarë privatë me interesa tregtare dhe bamirësie. Ndërkohë, bamirësia e tyre vihet në dyshim pasi është bërë e ditur se ata kanë regjistruar fëmijët në një shkollë private me një tarifë prej 35,000 dollarësh në vit.