Aurela Gaçe reagon pas aludimeve për përfshirjen e saj në skandalin e videove intime

Mediale Vip

Aurela Gaçe reagon pas aludimeve për përfshirjen e saj në skandalin e videove intime

Nga: A.M. Më: 1 tetor 2026 Në ora: 18:41
Aurela Gaçe

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, ka reaguar publikisht pas aludimeve që kanë përfshirë emrin e saj në skandalin e shantazheve me video intime që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, Gaçe i ka cilësuar pretendimet si të pabazuara dhe ka mohuar kategorikisht të jetë pjesë e ndonjë videoje të natyrës për të cilën po aludohet.

Ajo ka theksuar se bashkëpunimet e saj profesionale me persona nga industria muzikore nuk duhet të përdoren për të krijuar histori apo thashetheme mbi jetën e saj private.

Postim i plotë:

“Përshëndetje! Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Përballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht.

Bashkëpunimet e mia muzikore me autorë të kësaj industrie janë marrëdhënie profesionale. Ato nuk i japin askujt të drejtën të sajojë histori për jetën time apo ta përdorë emrin tim për të nxitur thashetheme.

Dua të jem e qartë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë.

Jam bijë, nënë dhe bashkëshorte. Dinjiteti i askujt nuk duhet të bëhet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik. Dinjitetin tim e kam shumë të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd ta përdhosë. Edhe një herë! NUK LEJOJ ASNJË TË MË PËRBALTË.

Nuk marr përsipër të gjykoj jetën private të të tjerëve. Jam në krah të çdo vajze e gruaje që përballet me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë.

Nuk do të toleroj përdorimin e emrit tim në histori të sajuara. Për çdo shpifje që cenon emrin dhe dinjitetin tim, do të ndërmarr hapat e nevojshëm ligjorë. Liria e fjalës nuk është liri për të shpifur.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat