Dua Lipa refuzon ftesën për të performuar në duelin mes Fury dhe Joshuas

Mediale Vip

Dua Lipa refuzon ftesën për të performuar në duelin mes Fury dhe Joshuas

Më: 1 tetor 2026 Në ora: 20:46
Dua Lipa

Ylli i pop muzikës me origjinë kosovare, Dua Lipa, nuk është vetëm një këngëtare e shquar e epokës sonë, por edhe një ikonë që të gjithë e duan ta kenë të vetën.

Pasi këndoi në finalen e Ligës së Kampionëve të 2018 në Kiev, mes Real Madridit dhe Liverpulit, ajo u ftua që t’i jepte shkëlqim edhe duelit të famshëm të boksit, mes Tyson Fury dhe Anthony Joshuas. Por këngëtarja ka refuzuar ftesën, nën pretendimin se ajo nuk e pëlqen boksin.

Dy ish-kampionët e botës, do të ndeshen më 11 dhjetor në atë që cilësohet si “Beteja e Britanisë”, por Dua Lipa nuk do të jetë në fushën e stadiumit “Principality Stadium” të Cardiffit. Këtë e sqaron një nga drejtuesit e boksit profesionist, Turki Alalshik, që foli pikërisht për këngëtaren dhe ndeshjen, ndërsa pohoi se kishte dashur që dueli të ishte zhvilluar në “Wembly” të Londrës, raporton Ora News.

Përballja do të transmetohet drejtpërdrejt në Netflix, ndërsa biletat pritet të dalin në shitje më 9 tetor. Fury dhe Joshua do të hyjnë në ring për herë të parë në karrierën e tyre profesionale, pas më shumë se një dekade spekulimesh për një përballje mes tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat