Turneu botëror “Divide” i Ed Sheeranit, më fitimprurës në 30 vjetët e fundit - Bota Sot
Turneu botëror “Divide” i Ed Sheeranit, më fitimprurës në 30 vjetët e fundit

Muzikë

Turneu botëror “Divide” i Ed Sheeranit, më fitimprurës në 30 vjetët e fundit

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 14:51
Ed Sheeran

2018-a ka qenë viti i këngëtarit të famshëm britanik, Ed Sheeran, të paktën sa i përket koncerteve. Në turneun e tij të fundit botëror janë porositur 4.8 milionë bileta të cilat kanë vlerë 432 milionë dollarë.

Këtë lajm e njofton revista e specializuar “Pollstar”, e cila është marrë me shqyrtimin e 10 turneve më fitimprurës të 2018-ës.

Në vend të dytë në klasifikim është Taylor Swift, e ndjekur pas çiftit të formuar nga Beyonce dhe Jay Z. Turneu i Sheeranit, i cili ka përshkuar 4 kontinente dhe është ngjitur mbi skenë 94 herë, ka rezultuar jo vetëm më i pasuri i vitit 2018, por edhe turneu me fitimprurjen më të madhe vjetore në 30 vitet e fundit, aq sa ka ekzistencë edhe revista “Pollstar”.

Pas tij, vjen kolegia Taylor Swift me turneun “Reputation”, me fitimprurje 345 milion dollarë dhe me 2.9 milionë bileta të shitura. Në vend të tretë, çifti i formuar nga Beyonce dhe Jay Z, me 254 milionë dollarë dhe 2.1 milionë bileta të shitura, me turneun e tyre të quajtur “On the Run”.

Në vend të katërt në klasifikim gjendet këngëtarja Pink me turneun e saj “Beautiful Trauma World”, me një fitimprurje prej 169 milionë dollarësh dhe pothuajse 1.3 milion bileta të shitura. Për habi, grupi legjendar “Rolling Stones” gjendet i fundit në klasifikimin e kësaj liste, me 117 milionë dollarë fitimprurje dhe me 750 mijë spektatorë në total.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...