Shkenca zbulon se zëri i Freddie Mercury-t ishte anormal - Bota Sot
Shkenca zbulon se zëri i Freddie Mercury-t ishte anormal

Muzikë

Shkenca zbulon se zëri i Freddie Mercury-t ishte anormal

Më: 25 janar 2019 Në ora: 09:50
Freddie Mercury

Dridhjet e zërit luhaten mes 5.4 Hz dhe 7.04 Hz, ndërsa zëri i këngëtarit të famshëm Freddie Mercury  ishte 7,04 Hz.

Po, e dimë të gjithë se Freddie Mercury ishte unik, i papërsëritshëm, i jashtëzakonshëm, spektakolar dhe shumë më tepër se kaq. Por, tanimë të gjithë këto komplimente kanë një mbështetje shkencore.

Nuk është një opinion subjektiv: këngëtari legjendar i ‘Queen’ ishte këngëtari më i mirë në histori.

 Një grup shkencëtarësh austriakë, çekë dhe suedezë ka studiuar vibrimin dhe tonin e zërit të Mercury-t.

Kërkimi ka dalë në rezultatin se vibrimi i zërit të tij (prodhuar nga dridhjet e diafragmës dhe laringitit), shkojnë nga 5,4 në 6,9 Hz.

Duke arritur në 6,9 Hz është jashtëzakonisht potent. Është vibrimi më i lartë dhe kështu është besuar.

Zbulohet se vibrimi i zërit të Mercury-t ka qenë 7.04 Hz. (Nëse e ke humbur leksionin e fizikës dhe nuk e di se çfarë është Hz, kini parasysh vetëm faktin që Freddie Mercury ka thyer rekordin shkencërisht të provuar).

Kanë kaluar 27 vjet nga vdekja e tij, por ende kujtohet, nderohet nga brezi në brez, nga publiku që ka patur nderin ta shohë të këndojë live, ata që kanë vlerësuar zërin e tij në radio në vitet '80, nga publiku që admiron muzikën e tij me nostalgji, si dhe nga brezi i ri që e kanë dëgjuar falë prindërve të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...