Filharmonia nesër mban koncert kushtuar Mozart-it - Bota Sot
Filharmonia nesër mban koncert kushtuar Mozart-it

Muzikë

Filharmonia nesër mban koncert kushtuar Mozart-it

Më: 26 janar 2019 Në ora: 16:31
Filharmonia e Kosovës

Filharmonia e Kosovës nesër do të mbajë koncertin e radhës, që do t’i kushtohet kompozitorit Volfgang Amadeus Moxart, në kujtim të 263 vjetorit të lindjes.

Në këtë koncert që do të dirigjohet nga Dariusz Mikulski, do të performojë edhe trumbetisti Otto Sauter nga Gjermania, ndërkaq do të shfaqen tri vepra të kompozitorit Mozart dhe një vepër premierë e kompozitorit Enjott Scheneider.

Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari, ka thënë se ky koncert kryesisht do t’i kushtohet kompozitorit Volfgang Amadeus Mozart, ndërsa është shprehur i kënaqur nga bashkëpunimi me artistët e huaj.

Jashari: Ardhja e artistëve të huaj po e ndihmon orkestrën tonë

“Jemi shumë të kënaqur që gjatë kësaj jave kemi bashkëpunuar me këta dy muzikantë të mrekullueshëm, të cilët kanë sjellë frymë të re në punën me orkestër, ide të reja, kanë promovuar një mënyrë ndoshta tjetër të punës që besoj se ndihmon shumë ngritjen e orkestrës së Filharmonisë së Kosovës”, ka thënë Jashari.

Ndërkaq për dirigjentin nga Polonia Dariusz Mikulski është hera e parë që po bashkëpunon me Filharmoninë e Kosovës, megjithatë është shprehur i kënqaur me punën e Filharmonisë së Kosovës.

Mikulski: Koncerti i nesërm ka një program të mrekullueshëm

“Dua të ju them se më pëlqen ky vend, më pëlqen orkestra, është një vend i mrekullueshëm dhe po ashtu një program i mrekullueshëm. Ne zgjodhëm Moxartin sepse ai ishte gjeni, dhe data e 27 janarit është e gdhendur në ditarin e çdo muzikanti si datë e veçantë, sepse është ditëlindja e Volfgang Amadeus Mozart, ka thënë Mikulski.

Kurse trumbetisti Otto Sauter është në Kosovë për herë të tretë. Ai ka thënë se për të realizuar këtë koncert, studentët kosovarë kanë ushtruar me përkushtim për orë të tëra.

Sauter: Ata ushtronin çdo ditë nga ora 05:45

“Jam shumë krenarë për ta. Çdo mëngjes ata kanë ushtruar me mua nga ora 05:45, a mund ta imagjinoni? Çdo ditë, në 05:45. Disa prej tyre iu duhej të dilnin nga shtëpia edhe dy orë më herët dhe nuk e kam dëgjuar asnjë prej tyre të thoshte: Oh jo, jo përsëri. Ata ishin këtu gjithmonë. Ne jemi të lumtur spese është një gjë e mirë që një shtet i ri si Kosova ka të rinj të talentuar, veçanërisht vajza”, ka thënë Sauter.

Edhe studentët janë shprehur të kënaqur nga ky bashkëpunim.

Ndërkaq, edhe për këtë koncert, Filharmonia e Kosovës ka shpërndarë falas biletat.

Përndryshe, ky është koncerti i dytë brenda këtij viti i organizuar nga Filharmonia e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...