Nga trajnere e vogël në konkurrente e skuadrës Gjoka - Bota Sot
Nga trajnere e vogël në konkurrente e skuadrës Gjoka

Muzikë

Nga trajnere e vogël në konkurrente e skuadrës Gjoka

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 00:37
Isea ishte konkurrentja e cila mbylli mbrëmjen e tretë të Audicioneve të Fshehura

Isea ishte konkurrentja e cila mbylli mbrëmjen e tretë të Audicioneve të Fshehura duke mahnitur trajnerët me vokalin e saj.

Vogëlushja e cila performoi këngën “Stone Cold” në skenën e “The Voice Kids” jo vetëm bëri që trajnerët të kthehen për të por gjithashtu të luftojnë me njëri-tjetrin për ta patur në skuadër. Me vendosshmëri ajo shkoi tek skuadra e dyshes Aleksandër dhe Renis Gjoka.

Por, kjo nuk është hera e parë që Isea vjen në “The Voice Kids”! Të gjithë ata që e kanë ndjekur me vëmendje këtë spektakël në edicionin e kaluar e dinë që ajo ka qenë pjesë e panelit të trajnerëve të vegjël.

Aktrimi është një tjetër pasion i Iseas për këtë arsye roli i saj si trajnere e vogël ka mbetur në kujtesën e të gjithëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...