U përfshi në “listën e zezë”, këngëtari italian çon në gjyq Ukrainën - Bota Sot
U përfshi në “listën e zezë”, këngëtari italian çon në gjyq Ukrainën

Muzikë

U përfshi në “listën e zezë”, këngëtari italian çon në gjyq Ukrainën

Më: 21 mars 2019 Në ora: 06:07
Albano Carriso

Këngëtari i njohur Italian Albano Carriso do të çojë Ukrainën përballë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ai fton ministrin e jashtëm italian të ndërhyjë menjëherë, me anë të rrugëve diplomatike, përmes ambasadorit ukrainas, për të hequr emrin e tij menjëherë nga ‘lista e zezë’.

“Nuk do të ndalim: do shkojmë deri në Strasburg sepse kjo mund të kthehet në një precedent të rrezikshëm. Al Bano është qytetar i botës dhe mik i të gjithëve, duhet të jetë i lirë të shkojë në Ukrainë. I kërkojmë qeverisë sonë të ndërhyjë menjëherë sepse kanë sulmuar padrejtësisht simbolin e këngës italiane”, komentoi Cristiano Magaletti, avokat i artistit.

Ministria ukrainase e Kulturës ka futur këngëtarin italian Albano Carriso në listën e zezë të personave që konsiderohen kërcënim për sigurinë kombëtare, për shkak të pozicionit të tij filorus.

Këngëtari nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për presidentin rus Putin, të cilin e ka njohur në Moskë në vitin 1986, kur ishte shefi i KGB-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...