Ermonela Jaho, së shpejti me një koncert madhështor bamirësie në Tiranë! - Bota Sot
Ermonela Jaho, së shpejti me një koncert madhështor bamirësie në Tiranë!

Muzikë

Ermonela Jaho, së shpejti me një koncert madhështor bamirësie në Tiranë!

Më: 18 prill 2019 Në ora: 16:06
Ermonela Jaho

Sopranoja shqiptare që na bënë krenar në gjithë botën, Ermonela Jaho do të rikthehet në Shqipëri në vjeshtë për të organizuar një koncert madhështor në kryeqytet.

Artistja e madhe, njëkohësisht ambasadore e YWCA në Kauzën e Fjongos Rozë, do të performojë në një koncert bamirësie që do të mbahet në muajin tetor enkas për “Fjongon Rozë”, simboli ndërkombëtar i betejës kundër kancerit të gjirit.

Të gjitha të ardhurat e këtij koncerti do t’i kalojnë YWCA për punën e saj në ndërgjegjësim dhe mbështetje psiko-sociale për gratë e prekura nga kanceri i gjirit dhe familjet e tyre.

Jaho një ndër emrat e njohur shqiptarë me suksese të jashtëzakonshme në operat botërore, prej muajsh tashmë ka dhënë shfaqjen e famshme “Madame Butterfly” si dhe ka mabjtur koncerte elitare nëpër botë.Prej dy vitesh tashmë Joaho ka pranuar me kënaqësi ftesën e YWCA për të qenë ambasadore në kauzën e luftës për parandalimin e kancerit të gjirit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...