“Prekje franceze”, Carla Bruni zgjedh Butrintin për koncertin e parë në Shqipëri - Bota Sot
“Prekje franceze”, Carla Bruni zgjedh Butrintin për koncertin e parë në Shqipëri

Muzikë

“Prekje franceze”, Carla Bruni zgjedh Butrintin për koncertin e parë në Shqipëri

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 11:03
Carla Bruni

Carla Bruni ka zgjedhur Shqipërinë që të promovojë albumin e saj të pestë, “Prekje franceze”.

Kantautorja dhe modelja e njohur, bashkëshortja e ish-Presidentit francez Nicolas Sarkozy do të këndojë në Butrint.

Ajo ka zgjedhur t’i prezantohet për herë të parë publikut shqiptar me albumin e saj më të fundit, 11 këngë në teatrin e parkut kombëtar, një nga objektet arkeologjike më të rëndësishme të trashëgimisë tonë dhe asaj botërore.

Është zgjedhur një datë simbolike, 21 Qershori, dita e “Festës së Muzikës”.

“Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri.Do të këndoj për ju Ditën e Festës së Muzikës, në teatrin e vjetër të Butrintit në orën 21:00 dhe shpresoj që do të jeni atje”, shprehet këngëtarja e njohur franceze.

“French touch” (Prekje franceze”, është albumi i pestë të cilin Carla Bruni e hodhi në treg në vitin 2017. Kopjet e shitura të gjithë krijimtarisë së saj kapin shifrën e 5 milionë albumeve.

Carla Bruni është vlerësuar si një nga gratë më të rëndësishme në botë nga revista “Forbes” në vitin 2010.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...