Elton John nderohet me çmimin më të lartë në Francë

Muzikë

Elton John nderohet me çmimin më të lartë në Francë

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 14:59
Elton John, Emmanuel Macron

Elton John është nderuar me çmimin më të lartë civil në Francë, Legion d'Honneur.

Këngëtarit iu dha çmimi nga Presidenti Emmanuel Macron gjatë një ceremonie në Pallatin Elysee.

Presidenti Macron vlerësoi 72 vjeçarin si një "gjeni melodik" dhe si një nga artistët e parë homoseksualë për t'i dhënë një zë komunitetit LGBT.

Gjatë fjalimit të tij të pranimit të çmimiT John promovoi punën e tij bamirëse.

Organizata bamirëse e këngëtarit, The Elton John Aids Foundation, ka gjeneruar më shumë se 310 paund për parandalimin, edukimin dhe ndihmën për personat me HIV.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se sa e rëndësishme ishte beteja kundër AIDS: "Si muzika, lufta kundër AIDS ka qenë pasioni im për vite të tëra."

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat