Fillon edicioni i nëntë i Green Fest - Bota Sot
Fillon edicioni i nëntë i Green Fest

Muzikë

Fillon edicioni i nëntë i Green Fest

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 07:14
Green Fest

Nga sot deri më 26 korrik në qytetin e Mitrovicës, për vitin e nëntë me radhë organizohet Festivali Green.

Ky edicion organizohet nën temën “Për nënën natyrë” duke vënë në spikamë rolin e gruas dhe nënës në raport me mjedisin dhe burimet natyrore, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit të qytetarëve mbi zhvillimin e qëndrueshëm.

Gjatë këtyre ditëve të festivalit do të ketë shfaqje të filmave, muzikë, punëtori artistike, murale, debate, si dhe aksione mjedisore.

Të dielën në hapësirën e 7 Arte do performojnë dyshja latino-amerikane Helado Infinito dhe në vijim për tre net me radhë do shfaqen tre filma dokumentar si: “Solar Mama”, “Permakultura si rrugë drejt paqes” dhe “Ferdonija”.

Derisa në anën tjetër organizata holandeze Hope Box do të organizojë dialog artistik nën temën “Çfarë po ndodhë me Nënën Natyrë” që do fasilitohet nga artistja me renome ndërkombëtare Rienke Enghardt.

Me datën 26 korrik, parashihet të mbyllen aktivitetet përmes natës muzikore ku do të performojnë  bende dhe artistë të ndryshëm si Mr Rez (DJ reggae), Sytë, Flaka Krelani, Gima & Band dhe Elton Deda.

Këtij edicioni i ka paraprirë ekspozita e fotografive nën titullin “Në mbrojtje të Faunës” me autor Arian Mavriqi, si dhe punëtoria “Code 4 Green” e organizuar nga Girls Coding Kosova me qëllim të zhvillimit të ideve e aplikacioneve që do ndihmonin gjendjen e mjedisit tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...