Në Shkup këndohet si në Mirditë

Muzikë

Në Shkup këndohet si në Mirditë

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 19:34
Dava Gjergji

Dava Gjergji këndonte në kupë të qiellit për trimërinë shqiptare. Sa koka vezirësh ranë, sa burrat shqiptarë shkuan në përjetësi në mbrojtje të atdheut. Marash Krasniqi i këndonte Marash Palit. Nuk këndohej në Mirditë, nuk këndohej as në Rrafshin e Dukagjinit, megjithëse edhe për Prizrenin u këndua, këngët i dëgjoja në Shkup, ndërsa pushoja në shtëpizën time verore  afër liqenit. Grupi i të rinjve shkupjanë bënin qejfe me një CD Plejer dhe i jepnin shpirtë vendit.

Nuk është hera e parë që i dëgjoj këto këngë folklorike në qytetin e Shenjtorës Terezë, ndërsa nuk i kam dëgjuar kohë të gjatë në Prishtinë. 

Shkupi frymon ndryshe nga sa jemi mësuar të dëgjojmë për te.

 Ata e festonin fitorën e dardanëve kundër Çekisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat