I palodhur folkloristi i estrades shqiptare Ikli Punavija - Bota Sot
I palodhur folkloristi i estrades shqiptare Ikli Punavija

Muzikë

I palodhur folkloristi i estrades shqiptare Ikli Punavija

Nga: Aziz Bytyçi Më: 11 tetor 2019 Në ora: 20:28
Festivali Folklorik Kombëta

Më 13 tetor 2019, ora-9:00, për herë të dytë zhvillohet në qytetin e Klosit të Shqipërisë, Festivali Folklorik Kombëtarë, "FestFolk Klosi 2019." Si gjithmon i palodhuri artisti i madh zoti Ikli Punavija me mbështetjen e Bashkisë Klos kryetar zoti Ilmi Hoxha, zv/ kryetarët e kësaj bashkie , Adelina Laçi dhe Armando Gjini, Zyrën e Arsimit dhe Kulturës, përbërë nga Përgjegjës zoti Ramazan Mjeshtri, Dinë Gjini, Artur Elezi, dhe gjithë atyre bashkëpunëtorëve e ndihmuesve të këtij festivali janë për tu falenderuar shprehet para festivalit zoti Punavija.

Marrin pjesë grupe nga mbarë trojet shqiptare: Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Diaspora e Shqipëria. Stafi i këtij festivali përbëhet nga Ikli Punavija, (drejtor i këtij festivali),Ferit Hoxha,(Udhëheqës-Artistik),Hamdi Hysuka,(në rolin e Regjisorit dhe Skenarist), etj, Festivali do të ketë garues ku juria profesionale do të përzgjedh grupet më të mira me ndarjen e çmimëve fituese. Ky festival duhet të vazhdoj edhe në vitet vazhdim shprehet drejtori i këtij festivali pasi rrit vlerat e zonës së Klosit dhe pasqyroj folklorin që kanë zonat e Klosit duke filluar nga Gurra e Vogël,Gurra e Madhe, Xibri, Guri i Bardhë, Kurdaria etj. Fal mbështetjes të kryetarit kësaj bashkie zoti Ilmi Hoxha, u arrit që për të dytin herë të zhvillohet ky festival me përmasa mbarëkombëtare. Një falenderim e kam për bordin drejtues grupit "Petralba", si : rapsodin klosjan zoti Avni Hoxha, valltarin klosjan zoti Ferit Hoxha, instrumentistin e talentuar Adhurim Xhepi, dhe valltarin Ibrahim Kthella dhe gjithë anëtarëve këtij grupi që japin kontribudi e tyre në ruajtjen e vlerave folklorike trevës së Klosit. Më 20 nëntor 2019, disa nga artistët e grupit "Petralba" shprehet zoti Punavija do i bashkangjiten programit mbarëkombëtarë që do të zhvillohet më 20 nëntor 2019 në qytetin e Prizrenit ku Uniteti Global Alban me krye Nuha Krasniqi do të përzgjedh interpretuesit më të mirë që do ti bashkangjiten një turneu turistik në Gjermani.

Organizatori i këtij eveninenti në Prizren do të jetë zoti Punavija i autorizuar nga Uniteti Global Alban me kryetar zoti Nuha Krasniqi ku do të përzgjedhin dhe një juri profesionale me përzgjedhjen e elementëve më të mirë për tju bashkangjitur turneut të Gjermanisë në muajit vazhdim. Suksese artisti i madh Ikli Punavija shprehet gazetari i njohur Aziz Bytyqi nga Prizreni. Jemi krenar dhe vendi juaj duhet ndjehet krenar me artistë si ju ! Mirë u takofshim në qytetin e Kulturës në Klosin e Shqipërisë më 13 tetor 2019!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat