Sopranoja e famshme ruse me Covid

Muzikë

Sopranoja e famshme ruse me Covid

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 23:00
Anna Netrebko

Një nga sopranot më të famshme në Rusi është prekur nga koronavirusi. Anna Netrebko ndodhet e shtruar prej 5 ditësh në spital pas problemeve më mushkrinë, por gjendja e saj paraqitet e qendrueshme.

Sopranoja ruse Anna Netrebko është një tjetër arstiste e cila është prekur nga covid 19. Ajo ka njoftuar se është shtruar në spital

“Unë kam rezultuar pozitive për COVID-19 dhe aktualisht jam në spital për trajtim mjekësor. Ndjehem më mirë, por kam pneumoni të shkaktuar nga koronavirusi,” shkroi sopranoja në llogarinë e saj në Twitter.

Sipas të dhënavë, këngëtarja e nominuar për çmimin Grammy, ndodhet prej 5-ditësh në spital dhe shpreson të shërohet sa më shpejt.

Teatri i famshëm “Bolshoi” u rihap pas 6-muajve me pjesën “Don Carlo” të Giuseppe Verdit, ku interpretoi edhe Netrebko.

 I pozicionuar në qendër të Moskës, teatri mbylli dyert më 17 mars për shkak të rasteve të shumta të të prekurve në të gjithë kryeqytetin, një nga rajonet më të goditura nga pandemia në Rusi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat