Festivali i muzikës që synon të thyej muret në mes popujve

Muzikë

Festivali i muzikës që synon të thyej muret në mes popujve

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 13:25
Ilustrim

Ambasada italiane në Prishtinë organizon edicionin e katërt të projektit "Muzika, një urë midis popujve 2017 dhe shkollat e muzikes për paqe, që IPSIA Forlì-Cesena e organizon që nga viti 2013.

Kjo nismë e vë muzikën si një mjet për të ndërtuar "ura mes popujve" dhe ti thyej muret, falë natyrës së saj të veçantë të gjuhës pa fjalë, me qëllim që të nxisë marrëdhënjet ndërmjet komuniteteve dhe të rinjëve në pjesët e ndryshme të Mesdheut dhe të Ballkanit Perëndimor.

Kjo iniciativë synon të krijojë një mundësi kulturore për të krijuar kontakte dhe për të njohur realitetet e ndërsjella multietnike për artistët e rinjë të kombësive të ndryshme që jetojnë në të njëjtat rajone.

Ky projekt, si dhe organizimi tij, janë një element i mëtejshëm i marrëdhënjeve bilaterale në mes të Italisë dhe Kosovës, edhe në fushën e rëndësishme të kulturës.

Projekti sipas komunikatës së lëshuar nga Ambasada italiane, u ofron nxënësve dhe mësimdhënësve të muzikës mundësinë të përjetojnë një eksperiencë të vërtetë të bashkëjetesës dhe dialogut midis kulturave të ndryshme me anë të muzikës, duke forcuar bashkëpunimin dhe lëvizshmërinë në sektorin e arsimit të muzikës se të rinjëve duke ndihmuar për të promovuar vlerat evropiane të tilla si liria, demokracia, barazia dhe respektimi i të drejtave të njeriut përmes bashkëjetesës dhe "bëjmë së bashku", duke favorizuar të mësuarit e teknikave të reja muzikore përmes eksperimenteve  të zhanreve e stileve karakteristike të kulturave muzikore të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse. Këtë vit,  në program jane tri koncerte në Prizren, që do të mbahen me 16-17 dhe 18 korrik, në oren 20:00 në shkollën "Lorenc Antoni" në Prizren.

“Ashtu si çdo vit, aktivitetet, duke përfshirë mësimet flaut, klarinetë, fizarmonikë, violinë, violë, violonçel, piano, do të mbahen në Shkollën e Muzikës Lorenc Antoni në Prizren, me pjesëmarrjen e rreth 150 personave, duke përfshirë edhe studentët aktiv, dëgjuesit studentë dhe mësues - shoqërues, që vijnë prej shkollave te Shqipërise, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonise, Malit te Zi, Rumanisë, Serbisë, Spanjës dhe Sllovenisë, dhe nga gjitha shkollat e muzikës së Kosovës. Në këtë kontekst do të mbahen audizione që do të lejojnë përzgjedhjen e fëmijëve të cilët do të marrin pjesë në një masterclass në Itali  me qëllim për të formuar një " Orkestër të re  pan-evropiane" formimi i së ciles ndryshon nga viti në vit, dhe  e  cila do të performojë në Festivalin  Muzikës së të rinjëve te Mesdheut në Forli, në Itali, komunë e cila është edhe "sponsori kryesor" i projektit” , bëhe t e ditur në komunikatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat