Chris Martin, ‘Shakespeare i kohës moderne’ - Bota Sot
Chris Martin, ‘Shakespeare i kohës moderne’

Muzikë

Chris Martin, ‘Shakespeare i kohës moderne’

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 18:56
Chris Martin dhe Jay-Z

Këngëtari i njohur i rok grupit të famshëm britanik, Coldplay, Chris Martin, po konsiderohet ‘Shekspir i kohës moderne’, nga reperi i famshëm amerikan, Jay-Z,.

Jay-Z, i cili një muaj më parë, lansoi albumin e tij më të ri, të titulluar, 4:44, në një intervistë të realizuar së fundmi me gazetën amerikane ‘Metro’, ka vlerësuar shumë, krijuesin e hitit ‘Adventure of a Lifetime”, shkruan NME.

 ‘Kam një kohë që jam në industrinë e muzikës, aq sa për të kuptuar se çfarë gjeniu i vërtetë është Chris Martin. Në vitet në vazhdim, në Britani, ai do të shihet si një Shekspir i ditëve moderne. Ai është një artist, tekstshkrues, kompozitor i jashtëzakonshëm. Edhe më i jashtëzakonshëm është nëse këndon LIVE. Nëse ndonjëherë ju vije rasti për ta dëgjuar një performancë LIVE të tij, mos e lëshoni, do të pendoheni, ka thënë Jay-Z.

‘Something Just Like This’ është projekti i fundit muzikor i grupit të famshëm britanik, ColdPlay në bashkëpunim me grupin amerikan, The Chainsmokers.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat